Stiliano Bandilli

SHKOLLA "Stiliano Bandilli", Berat

 

Ne Berat arsimi profesional konsiderohet si shtylla kryesore e zhvillimit te ekonomise dhe tregut te lire dhe ne kete kuader shkolla “S. Bandilli jep nje kontribut te çmuar. Orientimet nga MASH kane qene te qarta: Ne shkollat profesionale te zhvillohet mesim me kohe te plote, me kohe te pjesshme si dhe kurse kualifikimi, pra ato te qendrojne te hapura gjate gjithe dites, ku te gjithe te perfshihen ne te Nxenit Gjate Gjithe Jetes. Sistemi 2+1+1 tregoi se ne arsim po fryn nje ere e re ndryshimesh me shume pozivitet, por çdo ndryshim shoqerohet dhe me risi; kete sistem e kane shoqeruar veshtiresite, pengesat dhe pasigurite, por duke u shoqeruar me Ligjin e Ri te AFP, me udhezime, platforma pune, studime, informime etj nga MASH dhe AKAFP  ka patur orientim dhe ndihme qe ne shkolle te ndertojme punen ne menyre sa me profesionale dhe te kemi permbushje te synimit tone kryesor:

PAJISJEN E NXENESVE ME NJE PAKETE MULTI-FUNKSIONALE; KOMPENTENCA PROFESIONALE,AFTESI SIPERMARRESE DHE QENDRIME SOCIALE, NE MENYRE QE ATA NE PERFUNDIM TE SHKOLLES TE JENE TE AFTE PER TREGUN E PUNES DHE TE MARRIN PJESE EFEKTIVISHT DHE NE MENYRE KONSTRUKTIVE NE JETEN SHOQERORE

Ne Qarkun e Beratit shkolla “S. Bandilli eshte nje nder kater shkollat profesionale dhe e specifikuar me dege teknike, ku aktualisht studjojne 383 nxenes, me nje staf mesimor dhe ndihmes prej 40 personash. Shkolla jone synon orientimin drejt tregut te punes dhe zhvillimin e metejshem te praktikave   profesionale dhe kete e konfirmon dhe ngritja e Bordit Drejtues te Shkolles, ku perfshihen disa partnere sociale dhe drejtohet nga perfaqesues biznesi.

Prioritet ne shkollen tone eshte rritja e cilesise, nepermjet:

---Pershtatjes dhe dixhitalizimit te kurrikulave

---Vetvleresimit te brendeshem te shkolles

----Keshillimit te nxenesve per karieren e tyre

---Trajnimeve te mesuesve

---Bashkepunimit me Zyren e Punes dhe Bizneset per mundesite e punesimit te nxenesve

Si permendem me pare arsimi teknik-profesional ne shkollen tone  zgjat 4 vjet dhe eshte i organizuar me tre nivele :

---Niveli  I-re, drejtimi i kualifikimit- zgjat 2 vjet dhe pergatit/çertifikon punonjes gjysem te kualifikuar

---Niveli II-te, profili-zgjat 1 vit dhe pergatit/çertifikon punonjes te kualifikuar

---Niveli III-te, drejtimi I kualifikimit-zgjat 1 vit dhe pergatit/çertifikon teknik te kualifikuar.

 Kjo strukture, e cila ka filluar ne vitin shkollor 2009-2010 eshte ne perputhje me Klasifikimin Nderkombetar  Standart  te  Arsimit, me Kornizen Shqipetare te Kualifikimeve dhe me Kornizen Europiane te Kualifikimeve

Ne perfundim te çdo niveli nxenesi pajiset me Deftese dhe Çertifikate te aftesive profesionale dhe ne perfundim te kater viteve  nxenesit pajisen me Çertifikate te aftesive profesionale dhe me Diplomen e Matures , qe i lejon ata te ndjekin studimet ne arsimin e larte

Kjo strukture eshte e pershtatur me dinamiken e zhvillimit te tregut

Ne planet mesimore te kater viteve ne shkollat profesionale per lendet e formimit te pergjithshem  realizohet rreth 72% e programit e kurrikules berthame te gjimnazit, ndersa ne lendet matematike dhe gjuhe-letersi programet zhvillohen njelloj si kurrikula berthame e gjimnazit, ne menyre qe te sigurohet hyrja e nxenesve te arsimit profesional ne provimet e detyruara te Matures Shteterore.

Shkolla jone eshte perfshire ne nje projekt mbi Strategjine Kombetare te Arsimit dhe Formimit Profesional dhe te Nxenit Gjate Gjithe jetes ne periudhen 2013-2020, ku prioritet kryesore do te jene:

---Reforma e sistemit institucional te AFP,per te rritur efikasitetin dhe efiçensen

---Permiresimi I imazhit terheqes dhe qasjes ndaj AFP dhe Te nxenit Gjate Gjithe Jetes per gjithe aktoret kryesore

---Nevojat dhe kerkesat e e tregut te punes me oferten e duhur te AFP

---Fuqizimi I kapaciteteve per monitorimin dhe vleresimin e AFP dhe TNGJGJJ

Ligji  Ri Arsimit dhe Formimit Profesional ka shume fusha te rendesishme, por ne do te permendim :

Zbatimin e autonomise shkollore ne fushen e kurrikules, financimit, personelit dhe menaxhimit ne nivel shkolle, e cila do t’i jape nje shtyse te madhe zhvillimit profesional ne shkollen tone.

 

 

Galeria Fotografike